Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Shoqëria Civile si partner kyç – konsultimet në vitin 2023

 21-02-2023

 

BE-ja përpiqet të sigurojë që shoqëria civile mund të ofrojë të dhëna kuptimplota, të ndajë pikëpamjet dhe shqetësimet dhe të marrë pjesë në politikëbërjen e BE-së në mënyrë të pavarur, thelbësore dhe transparente në të gjitha fushat relevante për marrëdhëniet BE-Kosovë. Duke qenë se shoqëria civile mbetet një partner kyç për të zhvilluar dhe zbatuar politikat e BE-së, si dhe për të monitoruar dhe rishikuar progresin, gjatë gjithë vitit, Zyra e BE-së organizon një sërë takimesh konsultuese. Në këtë mënyrë, ju mund të kontribuoni në punën tonë këtu në Kosovë. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj.

Nëse jeni përfaqësues i shoqërisë civile dhe dëshironi të kontribuoni në punën e Zyrës së BE-së, ju ftojmë të kontrolloni në vazhdim kalendarin tregues të vitit 2023 për konsultime. Kontributi juaj do të jetë i një rëndësie të madhe, qoftë në kontekstin e Takimit të Nënkomisionit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), Programeve IPA, Programit të Reformës Ekonomike (ERP), apo Raportit Vjetor të Kosovës.

Ju lutemi kontaktoni Qendrën e Burimeve të Shoqërisë Civile, të projektit të financuar nga BE-ja, për të shprehur interesimin për t’iu bashkuar ndonjë prej takimeve që ju duken relevante:  [email protected]

Ju lutemi, kini parasysh se datat janë tentative dhe mund të jenë subjekt i ndryshimeve. Koha e saktë, vendndodhja dhe agjenda do t’ju komunikohen në një fazë të mëvonshme palëve të interesuara. Faleminderit për mbështetjen tuaj.

 

 

Nën-komiteti  Data: Konsultimet e OSHC-ve (tentative)
Inovacioni, Shoqëria Informative dhe Politika Sociale  25 janar
Transporti, Energjia, Mjedisi dhe Zhvillimi Rajonal  28 shkurt
Tregu i brendshëm dhe konkurrenca  14 mars
Bujqësia dhe Peshkataria  25 prill
Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet  23 maj
Grupi Special PAR  30 maj
Drejtësia, liria dhe siguria  06 qershor
Çështjet dhe Statistikat Ekonomike dhe Financiare  Shtator
Programimi
Konsultimet për programimin IPA për 2024-2025  Mars – Maj
Raporti vjetor  
Thirrja për kontribute dhe konsultime tematike  Mars – Prill