Mentorimit do t’u sigurohet OShC-ve pjesëmarrëse në Shkollën e Aktivizmit për të ndihmuar ata drejt zbatimit efektiv të njohurive dhe aftësive të fituara gjatë trajnimit në organizatat e tyre. Mentori i caktuar do të punojë me OShC-të dhe do të vlerësojë fushat ku është e nevojshme ndihma dhe do t’i trajnojë ata drejt plotësimit të dokumenteve dhe/ose praktikave në lidhje me qeverisjen e brendshme dhe menaxhimin financiar. Në mënyrë të ngjashme, mentorët do të ndihmojnë në përshkrimin dhe zhvillimin e teknikave të avokimit dhe mobilizimit të komunitetit, sistemet e M&E dhe strategjitë e mbledhjes së fondeve, etj. Mentorimi dhe coaching do të ofrohen për OShC-të në të gjithë Kosovën bazuar në kërkesën dhe nevojën e justifikuar.
Poashtu, OShC-të në Kosovë mund të kontaktojnë Qendrën për mentorim ne punën e tyre pa marrë parasysh nëse kan qenë pjesë e Shkollës së Aktivizmit a po jo.
Për të kontaktuar Qendrën për mentorim:
Help Desk në Prishtinë:
email: rc-kosovo@kcsfoundation.org
nr. tel: 038 600 633/ 038 600 644
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Lam A H1 Kat 12 nr 65-1, Lakrishe, Prishtinë, Kosovë
Help Desku në Mitrovicë:
email: rc-kosovo@kcsfoundation.org
nr. tel: 038 285 303 35
adresa: Avni Shabani no.6, 40000 Mitrovicë, Kosovë