Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Pyetje të shpeshta

1. A përkrahni projekte për blerjen e pajisjeve?

Garantet për vullnetarizëm synojnë të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve për iniciativa jofitimprurëse për çështje të rëndësisë publike që adresojnë çështje konkrete, ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Të gjitha kostot e papranueshme janë të listuar në udhëzuesin për aplikim për grante për vullnetarizëm. Pajisjet në parim nuk ndalohen por domosdoshmëria e blerjes së tyre për arritjen e rezultateve të projektit dhe aktiviteteve specifike duhet të arsyetohet.

2. Kur është data e fundit mbi të cilën mund të aplikojmë si OJQ ?

Data e fundit për aplikim për Grante për Vullnetarizëm është 31 Gusht 202, ora 15:00.

3. Në formën e buxhetit është e cekur "Buxheti për 3 vitet e fundit, 2018,2019,2020", a paraqet problem nëse jemi organizatë e themeluar në vitin 2020?

Jo, nuk paraqet asnjë problem. Te pjesa e formularit "Buxheti për 3 vitet e fundit”, për ato vite që nuk është e aplikueshme kërkesa për ju, vetëm e shkruani N/A (P.sh. 2019 = N/A).

4. Udhëzuesi për Integrimin gjinor, a vlejnë për këtë thirrje në fjalë dhe a duhet të përcaktohemi vetëm në njërin segment e më pas të qëndrojmë brenda kornizës së udhëzimeve të segmentit të zgjedhur?

Udhëzuesit për integrimin gjinor paraqet shpjegimin se si KCSF i përkufizon këtë temë. Ky dokument është orientuese dhe të aplikueshme për të gjitha grantet, pra përfshirë edhe grante për vullnetarizëm , ndërsa aplikantit i mbetet që këtë aspekt të reflektoj në intervenimin e propozuar.

5. Cilat dokumente duhet bashkëngjitur për të aplikuar për projekt propozim tek kjo thirrje ?

Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të publikuara në webfaqen e Qendrës së Burimeve në këtë vegëz: https://www.rc-kosovo.org/pyetje-te-shpeshta/, në webfaqen e KCSF-së në këtë vegëz: https://bit.ly/3ikEbe1 dhe në webfaqen e CBM Mitrovica, në këtë vegëz: https://bit.ly/3lymAkM. Më saktësisht tek dokumenti “Udhëzuesi për aplikim për grante për vullnetarizëm”, kapitulli 4-Procedurat e aplikimit.

6. Ku mundemi me e gjet formën për aplikim për grante të vogla për projekte?

Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të publikuara në webfaqen e Qendrës së Burimeve, KCSF-së dhe ntë CBM Mitrovica. Të gjitha informatat mund të gjeni në këtë vegëz: https://www.rc-kosovo.org/thirrje-te-hapura/

7. A është e definuar mosha me të cilën do të duhet të punojmë me grupet e targetuara?

Jo, mosha nuk është e definuar për grupet e targetuara. Në Udhëzimin për aplikim janë të listuara grupet e margjinalizuara të cilat duhet të jenë në fokus të intervenimit.

8. A është e domosdoshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara që janë të cekura në Udhëzim për aplikim ?

Jo nuk është e nevojshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara të listuara në thirrje.

9. A përkrahen fushatat e vetëdijesimit, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?

Fushatat e ngritjes së vetëdijesimit pa aktivitete të duhura pasuese nuk përkrahen. Nëse njëra nga aktivitetetet e projektit është fushatë vetëdijesuese dhe është e domosdoshme për realizimin e projektit atëherë ky aktivitet mund të përkrahet si pjesë e intervenimit më të madh.

10. A mund të aplikojmë me partneritet?

Partneritetet me OJQ të tjera/iniciativa të paregjistruara lejohen. Në këtë rast aplikanti kryesor merr përgjegjësinë e plotë për zbatimin dhe menaxhimin e projektit.

11. A është i mundur ndryshimi nëse zbatimi i projekt propozimit parashihet të zbatohet në tërë territorin e Kosovës por për shkak të situatës së pandemisë COVID – 19 na duhet fleksibiletet në zbatimin e aktiviteve ?

Aplikacioni juaj do të rishikohet para fillimit të zbatimit ku së bashku me Qendrën e Burimeve plani i aktiviteteve dhe buxheti do ti përshtaten situatës epidemiologjike dhe si ajo ndikon në aktivitetet dhe qëllimet e intervenimit tuaj. Nëse gjatë zbatimit do të keni nevojë për ndryshime e adaptime shtesë e tëra kjo për shkak të situatës së krijuar është i mundur fleksibiliteti i zbatimit të projektit por gjithmonë në linjë me kërkesat e projektit të Qendrës së Burimeve, thirrjes për aplikim dhe vlerësimit të aplikacionit të dorëzuar dhe kontratës dypalëshe për grantin.

12. A përkrahen hulumtimet, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?

Hulumtimet dhe studimet e fizibilitetit, posaçërisht si mjet për të hartuar pjesën tjetër të ndërhyrjes në parim nuk do të mbështeten. Ato në raste të veçanta mund të mbulohen dhe vetëm nëse janë të domosdoshme për arritjen e objektivave të synuara të intervenimit. Në rastet kur një ekspert është pjesë e hulumtimit, arsyetimi për këtë duhet të shpjegohet qartë në formularin e aplikimit.

13. A munden të aplikojnë organizatat e reja nëse kanë qarkullim vjetor më pak se 25 mijë euro, edhe nëse organizata ska qarkullim në tri vitet e fundit?

Po, organizatat e reja mund të aplikojnë me qarkullim vjetor me më pak se 25 mijë euro, edhe nëse nuk kanë pasur qarkullim për tri vitet e fundit. Nëse është organizatë e themeluar në vitin 2020 atëhere tek buxheti për vitet 2018 dhe 2019 shkruhet N/A.

14. A mund të aplikojnë individët?

Po. Individët (qytetarët e Republikës së Kosovës) gjithashtu kanë të drejtë të aplikojnë për këtë thirrje njësoj si iniciativat e paregjistruara dhe OJQ -të.

15. Cila është kohëzgjatja minimale për zbatimin e projektit që ne mund të propozojmë?

Nuk ka një kohëzgjatje minimale për projektin. Megjithatë, objektivat e projektit, kohëzgjatja dhe sasia e mbështetjes duhet të jenë të dizajnuara në mënyrë proporcionale. Kjo vlen edhe për shumën minimale të mbështetjes. Kohëzgjatja maksimale për këtë grant është 12 muaj dhe shuma maksimale është 5.000 EUR.

16. A mundet projekti i propozuar të ketë bashkëfinancim me donatorë të tjerë?

Po. Bashkëfinancimi duhet të specifikohet në tabelën e buxhetit, poashtu vendimi, memorandumi ose ndonjë dokument që deklaron bashkëfinancimin duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e tjera të aplikimit.

17. Cili është numri maksimal i faqeve të formularit të aplikimit që mund të dorëzojmë?

Numri maksimal i faqeve për formularin e aplikimit është 8 faqe. Këtu përjashtohet faqja e parë me kërkesa për aplikim, dhe faqja e fundit me tabelë për kontroll administrativ. Aplikimet që tejkalojnë 8 faqe nuk do të merren parasysh.

18. A mund të dorëzojmë aplikim në gjuhën serbe?

Po. Aplikimi mund të dorëzohet në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

19. A duhet t'u japim përgjigje të gjitha pyetjeve në formën e aplikimit?

Po. Të gjitha pyetjet duhet të përgjigjen. Aplikacionet me përgjigje të paplotësuara nuk do të merren parasysh.

20. A duhet ta paraqes propozimin në mënyrë elektronike apo në kopje fizike?

Propozimi juaj duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

21. A ka një numër minimal ose maksimal të aktiviteteve të projektit që mund të propozojmë?

Jo. Numri i aktiviteteve të projektit tuaj duhet të demonstrojë qartë lidhjen midis zbatimit të tyre dhe arritjes së objektivit të projektit në fund.

22. Çfarë përfshihet në kostot administrative?

Pagat nuk janë të përfshira. Shpenzime të tjera si qiraja, shërbimet, materialet e zyrës, komunikimi mund të jenë pjesë e këtij shpenzimi.

23. A mund të aplikojnë individë të huaj ose iniciativa të paregjistruara për Grantet për Vullnetarizëm?

Jo. Të gjithë individët dhe iniciativat e paregjistruara duhet të kenë ID të vlefshme nga Republika e Kosovës.

24. A mund të kontaktojmë Qendrën e Burimeve përmes postës elektronike për pyetje të mëtejshme mbi aplikimin tonë?

Po. Mund të kontaktoni Qendrën e Burimeve me email deri më 27 Gusht 15:00. Sidoqoftë, para se të dërgoni email -in, sigurohuni që të keni lexuar të gjithë pjesën e Pyetjeve të Shpeshta sepse përgjigja juaj mund të jetë tashmë atje. Seksioni Pyetjet e Shpeshta të Granteve për Vullnetarizmin po azhurnohet vazhdimisht me pyetje të reja.

25. Çfarë lloj aktivitetesh konsiderohen nën "Aktivitetet e tipit të shërbimit, siç është Asistenca Teknike"?

I referohet shërbimeve dhe asistencës teknike për institucionet publike.

26. A mund të përfitojë një organizatë nga më shumë se një grant?

Organizatat mund të aplikojnë me vetëm një aplikim si aplikant kryesor. Një aplikim mund të ketë vetëm një aplikant kryesor dhe një organizatë partnere. Ju nuk mund të aplikoni për më shumë se një grant nga kjo thirrje.

27. A ka të drejtë të aplikoj një propozim projekti i ngjashëm me një tjetër të mbështetur nga KCSF?

Ndërhyrjet e njëjta ose shumë të ngjashme me ato të mbështetura nga KCSF përmes skemave të tjera të zbatuara të granteve nuk do të mbështeten.

28. A lejohen pagesa për stafin e projektit?

Pagesat e stafit në projekt nuk lejohen. Por rimbursimt për vullnetarë si p.sh. rimbursim për shpenzime e udhëtimit, ushqimit apo të tjerë lejohen.

29. A mund të aplikoj në më shumë se një thirrje të hapur nga KCSF?

Po, ju mund të aplikoni në më shumë se një thirrje të hapur nga KCSF. Kjo vlenë për thirrjet të ndryshme të programeve të ndryshme dhe ju duhet të aplikoni me projek-propozime të ndryshme në secilin program.