Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

MIRATOHEN MASAT E REJA NË PËRGJIGJE TË PËRHAPJES SË VARIANTIT OMICRON TË COVID-19

5 shkurt 2022

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Ato kanë hyrë në fuqi nga data 5 shkurt 2022.

Më poshtë gjeni të përmbledhura masat e reja.

Për informacione të detajuara mund të shkarkoni vendimin e plotë këtu:

https://msh.rks-gov.net/…/Vendimi-Masat-04-shkurt-2022…

NJOFTIM PËR MASAT E REJA KUNDËR COVID-19

22 janar 2022

 

Sipas vendimit të fundit të qeverisë së Republikës së Kosovës, nga data 22.01.2022, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

-Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

-Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

-Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë(7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

Për më shumë inofrmata rreth masava të reja kundër COVD-19 në Kosovë, klikoni këtu.

 

 

27 stator 2021

Me datën 27 shtator kan hyrë në fuqi vendimet e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat kundër Covid-19.

Për më shumë informata ju lutem shihni vendimin e 37-të të Qeverisë:

Vendimet e Qeverise nr 37

 

14 Shtator 2021

Me datën 12 Shtator Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të vazhduar masat kundër Covid-19.  Masat më të rëndësishme përfshijnë edhe vazhdimin e paraqitjës në vendin e punës vetëm stafit esencial në institucione publike dhe private.

Masat janë në fuqi nga data 13 shtator deri me datën 27 shtator 2021.

Për më shumë informata ju lutem shihni vendimin e 35-të të Qeverisë:

Vendim i Mbledhjës së 35 të Qeverisë së Republikës së Kosovës

 

8 Shtator 2021

 

A jeni duke punuar nga shtëpia dhe keni nevojë për takime më të gjata se 40 minuta në Platformën Zoom?

Qendra ofron përdorimin e Platformës Zoom Falas për të gjitha OShC-të në Kosovë!

Për të përdorur Zoom falas ju duhet të dërgoni një email në [email protected]kcsfoundation.org ose në [email protected] me informata si:

  • koha dhe data e takimit tuaj;
  • kohëzgjatja e takimit tuaj;
  • arsyeja për kërkesën e juaj;

ku të gjitha këto informata duhet të na dërgoni së paku 3 ditë para takimit!

29 Gusht 2021

 

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar dhe organizimi i punës në mënyrë virtuale është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë do të publikojë informatat e fundit të përditësuara sipas vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës për të mbajtur OJQ-të në Kosovë të informuar gjatë tërë kohës.

Më poshtë mund të gjeni informatat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe vendimin e datës 28 gusht 2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

 

 

 

 

Për më shumë informata shihni vendimin si më poshtë:

Vendimet e Mbledhjes së 32-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës

 

Për ta organizuar punën tuaj në mënyrë virtuale Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile ka hartuar Udhëzuesin për Transformim Digjital të OShC-ve në Kosovë ku ju mund të gjeni informata të për përdorim të mjeteve të ndryshme virtuale të cilat kanë për qëllim lehtësimin e punës tuaj online. Qendra po ashtu do të vazhdojë të mbajë trajnime për përdorimin e këtyre mjeteve.

Udhëzuesin mund ta gjeni në vegëzën më poshtë:

Udhezuesi ne Gjuhen Shqipe

 

 

Të gjitha OJQ-të në Kosovë që dëshirojnë të marrin informata lidhur me organizimin e punës online dhe përdorimin e mjeteve digjitale mund të kontaktojnë Qendrën përmes emailit [email protected]

Po ashtu, Qendra ofron llogarinë e platformës Zoom për përdorim FALAS për OShC-të në Kosovë !

 

 

Zbatimi i këtyre masave është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik!

Ju lutemi që të vaksinoheni, të vazhdoni ta mbani maskat, distancën dhe higjienën!

!