Rreth Nesh

Projekti “Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OSHC-ve në Kosovë” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Qëllimi i projektit është të kontribuojë drejt një shoqërie demokratike përmes zhvillimit të organizatave të qëndrueshme të shoqërisë civile, të cilat do të shërbejnë si agjentë për ndryshime autentike në hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve në të gjitha nivelet.

Ky projekt synon të mbështesë OSHC-të në Kosovë me një fokus të veçantë në zhvillimin organizativ, avokimin, ngritjen e kapaciteteve për mbledhjen e fondeve, profilizimin, ndërtimin e partneriteteve dhe rrjetëzimin. Në këtë mënyrë, do të rritet kontributi i tyre në vendimmarrje dhe politikë-bërje në nivel lokal dhe qendror.

Tre komponentët kryesorë të këtij projekti janë:

 

Qendra e Burimeve

Qendra e Burimeve shërben si burim primar i informatave për OSHC-të në Kosovë në lidhje me zhvillimet që janë relevante për sektorin e shoqërisë civile. Është gjithashtu burim i mundësive të gjëra për zhvillimin organizativ dhe ngritjen e kapaciteteve. Qendra e Burimeve është themeluar në hapësirat e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë.

 

Akademia e Qëndrueshmërisë

Akademia e Qëndrueshmërisë do të sigurojë trajnim gjithëpërfshirës për ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve vendore, jo vetëm në lidhje me zhvillimin organizativ, por edhe në mënyrë specifike për pajisjen e tyre me aftësitë dhe kompetencat e kërkuara për zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave të suksesshme të avokimit.

 

Grante për OSHC-të pjesëmarrëse

Pjesë e projektit është edhe skema e ndarjes së granteve për 15 organizata lokale, të cilat financohen me grante në vlerë prej 3500 – 4000 eurosh. Pas zbatimit të projekteve të tyre, OSHC-të përfituese do të krijojnë partneritete mes tyre, në formë të 4 koalicioneve tematike, për t’u angazhuar në nismat lokale të avokimit. Projektet e partneritetit do të financohen deri në 8500 euro.