Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Sesioni informues: Qeverisja e mirë e OShC-ve – menaxhimi, integrimi gjinor dhe buxhetimi në ciklin e projektit

 05-03-2023

 

Qendra e Burimeve për Shoqërinë Civile në Kosovë ka mbajtur një sesion informues për anëtarët e shoqërisë civile dhe qytetarët e komunës së Parteshit mbi temën e qeverisjes së mirë të OSHC-ve, menaxhimin e ciklit të projektit si dhe integrimin gjinor dhe buxhetimin në ciklin e projektit.

Ligjëruesi Stefan Stojanović i informoi pjesëmarrësit rreth elementeve të rëndësishme të vështrimit të përgjithshëm të procesit, analizës së palëve të interesuara dhe rrezikut, përcaktimit të nevojave dhe objektivave që duhen arritur. Gjithashtu, diskutuan edhe rreth rëndësisë dhe mënyrave të integrimit gjinor dhe buxhetimit përgjatë ciklit të projektit.

Për më tepër, pjesëmarrësit u njoftuan edhe për shërbimet e përhershme të cilat Qendra i ofron, ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve përmes Shkollës së Aktivizmit, mentorimin, grantet për vullnetarizëm, shërbimet ligjore, sesionet informative, digjitalizimin, rrjetëzimin dhe shumë çështje të tjera.