Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Sesion informues në Mitrovicë me temën “Ngritja efektive e fondeve përmes edukimit financiar”

 05-09-2023

 
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, ka zhvilluar sesion informues në Mitrovicë me temën “Ngritja efektive e fondeve përmes edukimit financiar”. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile patën mundësinë të zbulojnë se si, përmes kësaj teme, e cila ndërthur aspekte të rëndësishme të mbledhjes së fondeve me të kuptuarit e edukimit financiar, të arrihen rezultate të suksesshme.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, është projekt i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).