Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Mbahet takimi i dytë i Grupit Këshillues të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë

 13-01-2023

 

Është mbajtur takimi i dytë i Grupit Këshillues të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, për të diskutuar lidhur me punën e qendrës përgjatë vitit që shkoi si dhe hapat dhe orientimin e saj në vazhdim.

Grupi Këshillues që përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe akterë të tjerë, gjatë këtij takimi diskutoi lidhur me procesin e konsultimeve publike dhe format për të përmirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe politkëbërje.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë pjesëmarrëse në Kosovë, në rrugën e saj drejt procesit të integrimit në BE duke ju siguruar qytetarëve dhe OShC-ve informacione dhe mbështetje përmes shumë aktiviteteve dhe shërbimeve që përfshijnë ndër të tjera ngritjen e kapaciteteve, rrjetëzimin si dhe mbështetjen e nismave vullnetare.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, është projekt që financohet nga Bashkimi Europian, bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).