Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Mbahet moduli i katërt i Shkollës për Aktivizëm

 14-06-2023

 
”Avokimi pjesëmarrës”, është tema e modulit të katërt në kuadër të Shkollës për Aktivizëm që është ndjekur nga përfaqësues/e të rreth 20 organizatave të shoqërisë civile (OShC). Gjatë këtij moduli, pjesëmarrësit/et patën mundësi të marrin më shumë informacione rreth perspektivës teorike të avokimit dhe demokracisë pjesëmarrëse, përfshirjen e komunitetit në punën e OShC-ve, ciklin e politikëbërjes, rolin e qytetarëve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes, si dhe mekanizmat kryesor formal për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e politikëbërjes në nivel lokal dhe nacional.
Të njëjtit gjithashtu patën mundësi të njoftohen me udhëzimet e DG NEAR për mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për shoqërinë civile në rajon dhe më gjerë 2021 – 2027. Këto udhëzime janë prezantuar nga Afërdita Pustina, Koordinatore për Kosovë e Asistencës Teknike për Shoqërinë Civile (TACSO 3).
Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Suedia, zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).