Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Hapet Thirrja për Shkollën për Aktivizëm

 26-11-2021

 

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR SHKOLLËN PËR AKTIVIZËM

Data e fundit për aplikim: 12 dhjetor 2021 në ora 23:59

 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) ftojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë në edicionin edicionin e parë të Shkollës për Aktivizëm që do të ofrohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë.

 

Shkolla për Aktivizëm (Shkolla) është një hapësirë për edukimin profesional të OShC-ve dhe rritje të aktivizmit e cila ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive, dhe rritjen e kompetencës së OShC-ve të vogla, të mesme, dhe me bazë në komunitet për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilën operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.

Poashtu, OShC-të të cilat e përfundojnë me sukses Shkollën për Aktivizëm do të kenë mundësi të përfitojnë mentorim nga eskpertë të fushave të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë profesional të tyre dhe mbështetje për zbatim të strategjisë dhe qëllimeve afatgjata të organizatës, si dhe pjesëmarrje në rrjete tematike/sektorale të OShC-ve të cilat do të organizohen dhe përkrahen nga Qendra.

Të gjitha trajnimet, mentorimi dhe përkrahja e vazhdueshme ofrohen pa pagesë për organizatat e përzgjedhura. Poashtu, për pjesëmarrësit/et nga jashtë Prishtinës do të bëhet edhe kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

 

TEMAT E TRAJNIMEVE TË SHKOLLËS PËR AKTIVIZËM:

  • Moduli 1: Qeverisja e brendshme dhe menaxhimi i financiar për OShC
  • Moduli 2: Integrimi gjinor
  • Moduli 3: Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritje të fondeve
  • Moduli 4: Avokimi pjesëmarrës
  • Moduli 5: Teknikat e mobilizimit të komunitetit

Për më shumë informata lidhur me qëllimet e Shkollës dhe Modulet ju lutemi klikoni këtu: EURC- Shkolla për Aktivizëm

Përditesim: Secili modul do të mbahet nga 3 dite. Moduli i parë mbahet me datë 20-21-22 dhjetor 2021. Kurse moduli i dytë në janar 2022, moduli i tretë dhe të katërt në skurt 2022 dhe moduli i pestë në mars 2022.

Për më shume informata lidhur me aplikimin ju lutemi klikoni këtu: Thirrja për Shkollën për Aktivizëm

Për formën e aplikimit në Gjuhën Shqipe klikoni këtu.

Për formën e aplikimit në Gjuhën Serbe klikoni këtu.

Për formën e aplikimit në Gjuhën Angleze klikoni këtu.