Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR SHKOLLËN PËR AKTIVIZËM 2023

 05-04-2023

 

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR SHKOLLËN PËR AKTIVIZËM

Data e fundit për aplikim: 30 prill 2023 në ora 23:59

 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM) ftojnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë në edicionin edicionin e tretë të Shkollës për Aktivizëm që do të ofrohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë.

Shkolla për Aktivizëm (Shkolla) është një hapësirë për edukimin profesional të OShC-ve dhe rritje të aktivizmit e cila ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive, dhe rritjen e kompetencës së OShC-ve të vogla, të mesme, dhe me bazë në komunitet për të rritur prezencën e tyre në komunitetin në të cilën operojnë dhe në proceset e politikëbërjes, duke ndjekur parimet e avokimit pjesëmarrës dhe transparencës.

Poashtu, OShC-të të cilat e përfundojnë me sukses Shkollën për Aktivizëm do të kenë mundësi të përfitojnë mentorim nga eskpertë të fushave të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë profesional të tyre dhe mbështetje për zbatim të strategjisë dhe qëllimeve afatgjata të organizatës, si dhe pjesëmarrje në rrjete tematike/sektorale të OShC-ve të cilat do të organizohen dhe përkrahen nga Qendra.

Të gjitha trajnimet, mentorimi dhe përkrahja e vazhdueshme ofrohen pa pagesë për organizatat e përzgjedhura. Poashtu, për pjesëmarrësit/et nga jashtë Prishtinës do të bëhet edhe kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

 

TEMAT E TRAJNIMEVE TË SHKOLLËS PËR AKTIVIZËM:

Moduli 1: Qeverisja e brendshme dhe menaxhimi i financiar për OShC

Moduli 2: Integrimi gjinor

Moduli 3: Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritje të fondeve

Moduli 4: Avokimi pjesëmarrës

Moduli 5: Teknikat e mobilizimit të komunitetit

 

1.Për formën e aplikimit në Gjuhën Shqipe klikoni këtu: https://forms.office.com/r/6ZcvfxGwGk

2.Për më shume informata lidhur me aplikimin ju lutemi klikoni këtu: Thirrja për aplikim – Shkolla për Aktivizëm

3.Për më shumë informata lidhur me programin klikoni këtu: Programi –  Shkolla për Aktivizëm