Shoqëri Aktive – Mjedis i pastër

Shoqëri Aktive - Mjedis i pastër

 

Në kuadër të skemës së grantdhënies të projektit “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC” i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe INDEP, Koalicioni i organizatave Me Dorë ne Zemër, Ekovizion dhe CEDE janë duke realizuar projektin “Shoqëri Aktive - Ambient i pastër” me synimin të rritjes së vetëdijes së qytetarëve për rëndësin  e ambientit dhe strukturat ligjore  të Republikës së Kosovës në mbrojte të mjedisit.

 

Koalicioni i tre organizatave kanë monitoruar zyrat e inspekcionit në komunat e Mitrovicës, Drenasit dhe Besianës për tu njoftuar me zbatueshmërinë  e gjobave mandatore të shqiptuara në rast të dëmtimit të mjedisit.

 

Si rrjedhojë koalicioni ka realizuar video informuese për shoqërinë mbi ndëshkimet me gjoba mandatore në rast të mosrespektimit të mjedisit.