Konferencë – Lansimi i Platformës Online për Financimin Publik të OShC-ve

Konferencë - Lansimi i Platformës Online për Financimin Publik të OShC-ve 

 

Konferenca për Lansimin e Platformës Online për Financimin Publik të OShC-ve organizohet nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së. Do të mbahet ditën martë/03 Mars 2020, duke filluar nga ora 09:30 -11:00 në Ndërtesën e Qeverise, kati 0, salla P38, Prishtinë.

Qëllimi i organizimit të konferencës është për të prezantuar para shoqërisë civile, përfaqësuesve të institucioneve qeveritare si dhe partnerëve tjerë përkushtimin e Qeverisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike si dhe krijimin e besimit të ndërsjellë midis shoqërisë civile dhe institucioneve publike. Platforma do të iu mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave që të monitorojnë shpenzimin e fondeve publike për OShC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të mirëfilltë financiar në të gjitha institucionet buxhetore.

Për të treguar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbështetjen e BE-së dhe bashkëpunimin e përkrahjen e shoqërisë civile, pjesëmarrësve do të iu drejtohen me një fjalë rasti:

  • z.Haki Abazi, Zëvendës Kryeministër i Republikës së Kosovës
  • Mr. Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë
  • znj.Donika Emini, Drejtoreshë Ekzekutive e Platformës CiviKos

Ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në tel: 038 200 14854 ose adresën: [email protected]

Agjenda-Lansimi i platformes online
Agenda-Pokretanje online platforme
Agenda-Launch-Platform-Public Funding of NGOs