EU Tacso 3 është duke organizuar programin e trajnimeve në mentorim dhe aftësi trajnuese për organizatat e shoqërisë civile (CSOs)  në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi (WBT). Ky program gjithëpërfshirës i trajnimeve përfshin dy module trajnimi pasuese të cilat do të zhvillohen në periudhën nga fundi i Tetorit deri në fund të Nëntorit 2020.

EU Tacso 3 është duke organizuar programin e trajnimeve në mentorim dhe aftësi trajnuese për organizatat e shoqërisë civile (CSOs)  në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi (WBT). Ky program gjithëpërfshirës i trajnimeve përfshin dy module trajnimi pasuese të cilat do të zhvillohen në periudhën nga fundi i Tetorit deri në fund të Nëntorit 2020.

Dizajni i programit është frymëzuar nga tri fakte: 1) kur pyesni rreth metodave më efektive të zhvillimit të kapaciteteve, organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor vënë në dukje nevojën e përshtatjes së qasjeve të individualizuara ( Shih:  Assessment on the State of the Enabling Environment and Capacities of Civil Society against the Guidelines for EU support to Civil Society in Enlargement Region, 2014-2020 for the period 2018-2019 ); 2) mentorimi dhe trajnimi janë përmendur shumë nga ofruesit e mbështetjes për ndërtimin e kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor si metoda të dëshiruara të punës; 3) qysh kur këto metoda nuk janë praktikuar gjerësisht në mes të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, ka një nevojë për mësimin e mëtutjeshëm.

Programi i trajnimeve është, prandaj, i dedikuar për organizatat e shoqërisë civile, të clat shpërndajnë shërbimet për ndërtimin e kapaciteteve dhe punojnë në zhvillimin e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, të tilla si qëndra burimore, rrjete nacionale dhe regjionale, organizata grant-dhënëse etj, Duhet të ndihmojë përafërsisht 30 organizata të selektuara të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor për:

  • Të bëjnë ndarjen mes mbështetjes gjenerike dhe të përshtatur në rritje;
  • Të kuptojnë rëndësinë e të dyjave, dhe marrëdhënien mes rritjes personale dhe organizative;
  • Të rrisin dijet mbi mentorimin dhe trajnimin si intervenues të ndërtimit të kapaciteteve;
  • Të jenë në gjendje të zbatojnë aspekte të mentorimit dhe trajnimit në procesin e zhvillimit të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile.

Të dy modulet e trajnimit dhe puna praktike do të kryhen online.

Moduli i pare i trajnimit do t’i prezantojë pjesëmarrësit me temat e mëposhtme:

  • Të mësuarit për të rriturit dhe zhvillimi professional;
  • Zhvillimi organizativ dhe personal;
  • Metodat e mbështetjes në zhvillim;
  • Mentorimi dhe trajnimi si ndërhyrje për ndërtimin e kapaciteteve.

Moduli i dytë do të zhvillohet në fund të Nëntorit, dy ditë pune, nga 6 orë secila. Ditët e sakta do t’iu komunikohen pjesëmarrësve për të përzgjedhur në fillim të modulit të pare të trajnimit në fund të Tetorit.

Programu i trajnimit do të përfshijë ushtrime praktike ndërmjet dy moduleve të trajnimit. Axhenda e detajuar do të ndahet me pjesëmarrësit e përzgjedhur.

Organizatat e shoqërisë civile të interesuara duhet të aplikojnë duke plotësuar dhe dorëzuar Formularin e Aplikimit deri të Martën, 20 Tetor 2020, ora 17:00. Në mënyrë që të sigurohet një trajnim efektiv me qasje të thelluar dhe ushtrime praktike numri i OSHC-ve të zgjedhura do të jetë i kufizuar (deri në afërsisht 30). Çdo OSHC mund të caktojë një përfaqësues për të marrë pjesë në trajnim. Përzgjedhja do të bëhet bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • OSHC ka përvojë të mëparshme në mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve për OSHC-të e tjera (punë për zhvillimin e OSHC-ve);
  • OSHC demostron aftësi dhe motivim për të ofruar mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve mentoruese dhe trajnuese për një numër të gjërë të OSHC-ve të tjera, veçanërisht ato bazë;
  • Përfaqësuesi i një OSHC është i kualifikuar në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve dhe është në gjendje të ofrojë mbështetje mentorimi dhe trajnimi për OSHC-të.

Përparësi do t’iu jepet qendrave kombëtare të burimeve, organizatave grant-dhënëse dhe rrjeteve, d.m.th organizatave me histori të provuar të ofrimit të veprimtarive të ndërtimit të kapaciteteve (përfshirë mentorimin dhe trajnimin) dhe mundësitë për replikim dhe shpërndarje.

Pjesëmarrësit do të marrin çertifikata pasi të kenë përfunduar me sukses të gjithë kursin e trajnimit.

Programi i trajnimit do të jepet nga ekspertë të shquar, në gjuhën angleze.

Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (EU TASCO 3) është një projekt i financuar nga BE në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (www.tasco.eu). Qëllimi i BE-së TASCO 3 është të forcojë kapacitetin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për të marrë pjesë aktive në proceset demokratike dhe për të stimuluar një mjedis mundësues për shoqërinë civile dhe zhvillimin pluralist të mediave.