ETEA, QHPSM dhe CSAY publikojnë raportin hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”

ETEA, QHPSM dhe CSAY publikojnë raportin hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”


Në kuadër të projektit “Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshem Organizativ” financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë
European Union Kosovo, mbështetur nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Institute for Development Policy (INDEP), organizatat ETEA, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) dhe Center for Social Affirmation of Youth (CSAY) kanë publikuar raportin me titull “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”.

Raporti ka vërtetuar çështje të ndryshme – se motivi i brendshëm është faktor kyç për nxitjen e procesit të të lexuarit dhe ka nxjerrë të lexuarit si shumë me rëndësi për zhvillimin mendor te fëmijët. Raporti ka treguar se fëmijët që lexojnë më shumë libra dhe janë të regjistruar në bibliotekë gëzojnë mirëqenie psikologjike dhe inteligjencë emocionale më të lartë.

Në këtë hulumtim e realizuar virtualisht për shkak të COVID-19, janë përfshirë nxënësit të komuniteteve të ndryshme, saktësisht 980 nxënës të klasave 6-9 të moshave 10-15 vjeç nga 68 shkolla të 20 komunave të Kosovës.

Raporti është i qasshëm në vegzën më poshtë: 
https://issuu.com/etea/docs/raporti_hulumtues-_efekti_i_te_lexuarit_ne_mireqen?fbclid=IwAR1qCuNeKOGy2f0pUtjRYv4xsxInlbhRzn0TCDvXnLQ2Y4ptM4dNINHc_Z0