ETEA dhe QHPSM nënshkruajnë marrëvjeshje bashkëpunimi

Drejtori i organizatës ETEA, z. Agon Ahmeti dhe drejtori i Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore , z. Arian Musliu nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për inicimin dhe implementimin e projektit “Programi i Biblioterapisë”, në fokus të të cilit janë psikologët dhe nxënësit e shkollave publike të Kosovës.
Ky projekt është produkt i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe produktiv të organizatave në fjalë, i dalë si rekomandim nga raporti hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe intelegjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës” publikuar muajin e kaluar në kuadër të projektit Qendra Burimore e Kosovës. Shumë kënaqësi që ky bashkëpunim po vazhdon tutje…