Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Përmbyllet Shkolla për Aktivizëm për gjeneratën e parë

 01-06-2022

 
Shkolla për Aktivizëm u përmbyll sot për gjeneratrën e parë. 22 organizata, mbi 70 pjesëmarrës, 5 module, 9 trajnerë, 15 ditë trajnime, 5 tema bosht dhe mbi 30 sesione tematike
ishte bilanci i këtij programi trajnues.
Përmes një qasje të kombinuar teorike dhe praktike, shkolla shërbeu si forum për shkëmbime të ideve dhe informatave mbi çështje të rëndësishme për OShC-të si: Administrimin e brendshëm dhe menaxhimin financiar; Teknikat e mobilizimit të komunitetit; Sistemet dhe proceset për vlerësimin e ndikimit dhe ngritjen e fondeve; Avokimin pjesëmarrës; Integrimin gjinor.
Përmbyllja e shkollës i hap rrugën bashkëpunimit përmes procesit të mentorimit që ofrohet si mbështetje shtesë për organizatat pjesëmarrëse përmes Qendrës së Burimeve.
Së shpejti do të hapet thirrja e radhës për gjeneratën e dytë të Shkollës për Aktivizëm.
Për të lexuar më tepër për aktivitetet e shkollës klikoni linkun në vazhdim: https://www.rc-kosovo.org/shkolla-e-aktivizmit/