Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë
Kosovski Resursni Centar za Civilno Društvo
Kosovo Resource Centre for Civil Society

logo logo

Infosesioni në Mitrovicë adresoi çështjet e organizimit të brendshëm të OShC-ve

 23-05-2022

 

Infosesioni i radhës i organizuar nga Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është mbajtur në Mitrovicë. Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë nga komuniteti romë, egjiptianë dhe ashkali patën rastin të informohen dhe të diskutojnë lidhur me organizimin e brendshëm të organizatave të shoqërisë civile duke u fokusuar në praktikat e mira të OShC-ve.

Po ashtu morën informata rreth asistencës që ofron Qendra në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për OShC-të përmes Shkollës për aktivizim, mentorimit, granteve për vullnetarizëm, shërbimeve ligjore, e sesioneve informuese.