BE do të rrit mbështetjen për të adresuar krizën e krijuar nga COVID-19 dhe përshkruan propozimin për përmisimin e gjendjes pas pandemisë në Ballkanin Perëndimor.
BE dërgon një tjetër paketë ndihme për Ballkanin Perëndimor.
Paketa e ndihmës financiare e BE-së prej më shumë se 3,3 miliardë euro përfshin rialokimin nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit prej 38 milion eurosh ndihmë të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë, veçanërisht përmes ofrimit të furnizimeve thelbësore për të shpëtuar jetë, siç janë pajisjet personale mbrojtëse, maska dhe ventilatorët; 389 milion € për të adresuar nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike dhe një paketë të riaktivizimit ekonomik prej 455 milion €, në bashkëpunim të ngushtë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Kjo paketë gjithashtu përfshin një propozim për 750 milion € të Ndihmës Makro-Financiare dhe një paketë të ndihmës prej 1.7 miliardë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve.