Është hapur thirrja për propozime për grante në kuadër të projektit “GrassRoots Action Support-GRAS”

 

Është hapur thirrja për propozime për grante në kuadër të projektit "GrassRoots Action Support-GRAS". Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS, Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office

Projekti ka për qëllim përkrahjen e OSHC-ve në aktivitetet e tyre për ndikim në vendimmarrjen publike, përmes kontributeve të tyre profesionale dhe teknike.

Minimum 18 grante në shumë prej 3,000 deri 6,000 euro do të ndahen për projekte në këto fusha:
- Qeverisja e mirë: pjesëmarrja qytetare dhe llogaridhënia lokale
- Drejtësia Sociale: të drejtat socio-ekonomike
- Kultura dhe trashëgimia kulturore në nivel lokal
Afati për aplikim është i hapur deri më 20 dhjetor 2019, e premte, ora 17:00

Më shumë detaje për thirrjen mund të gjeni në linkun në vijim: https://grasks.com/rundi-iii/