World Health Students’ Alliance ndan mirënjohje për KOMS

𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐇𝐞𝐚𝐥𝐭𝐡 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐬’ 𝐀𝐥𝐥𝐢𝐚𝐧𝐜𝐞(Aleancë ndërmjet International Federation of Medical Students IFMSA, International Association of Dental Students IADS, International Pharmaceutical Students Federation IPSF, dhe International Veterinary Students’ Association IVSA) ndan mirënjohje për 𝐊𝐎𝐌𝐒 në promovimin e 𝐫𝐞𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐤𝐫𝐨𝐛𝐢𝐤𝐞.

Kjo mirënjohje i ndahet projektit të realizuar nga KOMS (Organizata Kosovare e studentëve të mjekësisë) , "Kosova dhe rezistenca antimikrobike" i financuar nga EU dhe i menaxhuar nga Forumi per Iniciativa Qytetare dhe Instituti për politika zhvillimore.

KOMS ka realizuar sesione informuese për qytetarët  në gjashtë komuna të Kosovës mbi konceptin e rezistencës antimikrobike, përdorimit të duhur të antibiotikëve, e rëndësisë së vaksinimit. Në të njëjtën kohë u realizua edhe pyetësori për të vlerësuar njohuritë e qytetarëve mbi çështjet e lartpërmendura. Të dhënat e këtij pyetësori u prezentuan në Kongresin dhe Panairin e Parë të Shkencave Mjekësore, organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Pjesa e dytë e projektit, vazhdon të mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet FIQ dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Fokusi i pjesës së dytë janë profesionistët shëndetësor dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, duke i dhënë rëndësi rolit të komunitetit në parandalimin e zhvillimit të rezistencës antimikrobike.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*
*