Qendra e Burimeve

Qendra e Burimeve shërben si burim primar i informatave për OSHC-të në Kosovë në lidhje me zhvillimet që janë relevante për sektorin e shoqërisë civile. Është gjithashtu burim i mundësive të gjëra për zhvillimin organizativ dhe ngritjen e kapaciteteve. Qendra e Burimeve është themeluar në hapësirat e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë. Qendra e Burimeve ofron:

 

Hapësirë takimesh/bashkëpunimi

FIQ ofron një sallë pune plotësisht funksionale me ulëse për deri në 12 persona, e cila mund të shërbejë si vend takimi për OSHC-të lokale që nuk kanë hapësirat e tilla.

 

Salla e Trajnimit/Mediave

Salla e trajnimit është e dizajnuar që të akomodojë deri në 20 persona për të ndjekur ligjërata interaktive dhe/ose biseda me të ftuar. Përveç kësaj, kjo sallë ofron një Kënd Modern Mediatik që mund të shfrytëzohen nga OSHC-të për konferenca shtypi për veprimet dhe/ose projektet e tyre.

 

Libraria

Si pjesë e QKB-së, partnerët e projektit kanë krijuar një bibliotekë që përmban libra të nevojshëm, doracakë, udhëzime dhe burime të tjera që do të jenë në dispozicion të OSHC-ve lokale në çdo kohë.

Përveç kësaj, partnerët e projektit do të hartojnë një plan gjithëpërfshirës të trajnimit online për QKB-në, i cili do të jetë në dispozicion falas si pjesë e faqes së internetit të FIQ-it. Përmes trajnimeve të tilla do të jemi në gjendje të arrijmë një numër më të madh të OSHC-ve lokale në Kosovë, për të cilët mund të mos jetë e mundur të jenë fizikisht të pranishëm në trajnimet ku dëshirojnë të marrin pjesë, për shkak të shpenzimeve të udhëtimit etj. Përveç kësaj, kurrikula e trajnimit do të mbështetet në modulet e Akademisë së Qëndrueshmërisë, por do të përshtaten për të mësuarit online sipas ritmit individual të secilit student. Përveç kësaj, të gjitha ligjëratat e të ftuarve, si dhe materialet e shkurtra të trajnimit për lëndët specifike gjithashtu do të vihen në dispozicion në programin e trajnimit online si pjesë e QKB-së.