Koalicioni KOMS riorganizon aktivitetet përshkak të COVID-19

 

Gjendja e krijuar nga pandemia globale COVID-19 paraqet sfida në pothuajse të gjitha sferat e jetës,që kërkojnë kreativitet dhe aftësi adaptuese për tu përballë me situata të panjohura. Rrjedhimisht ka sfida edhe në sferën profesionale dhe në mbarëvajtjen e projekteve përfituese të granteve në kuadër të projektit "Fostering Sustainable Develeopment of CSOs in Kosovo ".

Koalicioni KOMS me projektin "Kosova dhe Rezistenca Antimikrobike " duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe aktivitetet e projektit, ka hartuar një plan të ri të veprimit për t'iu përshtatur rrethanave.

Aktivitetet e projektit do të riorganizohen duke filluar me aktivitetet që mund të realizohen në largësi dhe duke shtyer aktivitetet që është më e vështirë të realizohen online.

➡️ Mars-Prill: Hulumtimi me anë të pyetësorit me studentët e mjekësisë për  njohuritë e tyre mbi përshkrimin e antibiotikëve dhe përpunimi i të dhënave.

➡️ Prill: Mbajtja online e Tavolinës së Rrumbullakët me akterët e fushës

➡️ Maj: Hartimi i Policy Paper

➡️ Maj: Promovimi online i E-bug platformës

 


Rezistenca Antimikrobike dhe Përshkrimi i Antibiotikëve 

Ky është një pyetësor anonim i përgatitur nga KOMS për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci që kanë filluar rotacionet klinike (viti IV, V, VI) si dhe doktorët e rinjë të sapo diplomuar. Qëllimi i pyetësorit është të vlerësojë përfshirjen e rezistencës antimikrobike, adaptimin e shprehive që kufizojnë përhapjen e infeksionit, përshkrimin dhe dozimin e antibiotikëve në kurrikulën e Fakultetit të Mjekësisë dhe njohuritë e studentëve mbi temat e lartpërmendura.
Pyetësori është i ndarë në katër pjesë dhe plotësimi i tij merr maksimalisht 10 minuta.

Pyetësori është pjesë e projektit multidiciplinal të KOMS për Rezistencën Antimikrobike, që implementohet në kuadër të skemës së granteve të financuara nga Bashkimi Evropian, të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe implementuar nga FIQ dhe INDEP.

Nëse keni ndonjë pyetje apo paqartësi, ju lutem na kontaktoni në koms.kosova@gmail.com

Pyetesori 👇

https://forms.gle/1aLaZCCk4ySmhGSS8z

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*
*