Grante për OSHC-të

Projekti përmban një skemë grantesh me dy-nivele, që do të realizohen gjatë gjithë veprimit.

Niveli i parë do të përfshijë sigurimin e granteve të vogla për 15 OSHC lokale që kanë përfunduar fazën e parë të programit për ngritjen e kapaciteteve të Akademisë së Qëndrueshmërisë. Objektivi kryesor i granteve të para është mbulimi i shpenzimeve të kërkuara që OSHC-të pjesëmarrëse të zbatojnë idetë e tyre të projekteve komunitare në komunitetet e tyre, me qëllim të sigurimit të pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve dhe ndikimit në politikë-bërje dhe vendimmarrje në nivelin e qeverisjes lokale.

Niveli i dytë do të përfshijë sigurimin e granteve të vogla për të paktën 4 koalicione lokale të OSHC-ve. Objektivi kryesor i granteve të dyta është mbulimi i shpenzimeve të kërkuara që secili koalicion i OSHC-ve të zbatojë veprimet e veta më të gjëra të avokimit, me qëllim të sigurimit të pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve dhe ndikimit në politikë-bërje dhe vendimmarrje në nivelet lokale dhe qendrore të qeverisjes. Partnerët e projektit do të ofrojnë grante për koalicionet e OSHC-ve, me kusht që ata të jenë në gjendje të mbledhin 25% të kostove totale të projektit nga burimet lokale.

Objektivi i përgjithshëm i skemës së granteve “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë”, respektivisht i skemës së mbështetjes financiare, është fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe krijimi i koalicioneve për adresimin e çështjeve lokale. Objektivi specifik i kësaj thirrjeje është të rrisë përfshirjen aktive dhe të qëndrueshme të OSHC-ve lokale në hartimin e politikave në të gjitha nivelet e qeverisjes në fusha prioritare të përzgjedhura të ndërhyrjes, përmes ofrimit të ndihmës së drejtpërdrejtë financiare dhe teknike.
Fushat prioritare të ndërhyrjes janë:

  • Demokracia dhe Qeverisja e Mirë
  • Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale
  • Rinia dhe Vullnetarizmi
  • Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut