Akademia për Qëndrueshmëri

Akademia e Qëndrueshmërisë do të sigurojë trajnim gjithëpërfshirës për ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve vendore, jo vetëm në lidhje me zhvillimin organizativ, por edhe në mënyrë specifike për pajisjen e tyre me aftësitë dhe kompetencat e kërkuara për zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave të suksesshme të avokimit. Kjo do të kontribuojë drejt përmirësimit thelbësor të njohurive praktike, shkathtësive të mbledhjes së fondeve dhe avokimit të 15 OSHC-ve përfituese të skemës së granteve “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë”. Akademia e Qëndrueshmërisë do të fokusohet në ndërtimin e shkathtësive dhe kompetencave kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm organizativ, mbledhjen e fondeve, informimin e komunitetit dhe mobilizimin e tij, ngritjen e rrjetit dhe koalicionit, komunikimin, menaxhimin e projekteve, menaxhimin financiar dhe avokimin.

Akademia e Qëndrueshmërisë do të konsistojë në 8 module trajnimi, duke përfshirë: zhvillimin organizativ, informimin dhe mobilizimin e komunitetit, mbledhjen e fondeve, menaxhimin e projekteve, menaxhimin financiar, komunikimin, ngritjen e rrjetit dhe koalicionit, avokimin dhe udhëheqjen. Çdo modul do të zgjasë dy ditë secili. Me qëllim të sigurimit të të mësuarit progresiv të shkathtësive dhe përvojës praktike, akademia 12 mujore do të ndahet në dy faza. Faza fillestare mbulon zhvillimin e qëndrueshëm organizativ, informimin dhe mobilizimin e komunitetit, mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin financiar, kurse faza e Nivelit Vijues mbulon tema më të avancuara të renditura më lart. OSHC-të pjesëmarrëse do të jenë në gjendje që së pari t’i vënë në praktikë shkathtësitë e tyre të reja pas fazës së parë gjatë zbatimit të projekteve të tyre komunitare. OSHC-të lokale pjesëmarrëse do të kenë detyra që do t’i ndihmojnë të praktikojnë shkathtësitë që kanë mësuar përmes moduleve. Pritet që deri në fund të trajnimit shumica e këtyre organizatave të kenë përmirësuar kapacitetin e tyre në drejtim të përpjekjeve të informimit dhe mobilizimit të burimeve lokale, shkathtësitë e tyre për, ndër të tjera, planifikim të qëndrueshëm organizativ dhe të projekteve, mbledhje të fondeve nga burimet lokale (individë, biznese dhe institucione), shkathtësitë e tyre të avokimit dhe kapacitetin e tyre për të qenë transparentë, llogaridhënës dhe për të angazhuar qytetarët. Trajnimet do të realizohen në një format interaktiv, duke përdorur ligjërata, metodën e rastit studimor për inkurajimin e diskutimeve mes pjesëmarrësve dhe trajnim të lidhur me rastet studimore që i përfshijnë pjesëmarrësit në zgjidhjen e problemeve të situatave të botës reale. Pjesëmarrësit duhet të inkurajohen më tej për të formuluar pyetje dhe për të marrë vendime të shpejta.

Objektivi kryesor i këtij programi është që të zhvillojë në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet e grupit kryesor të synuar (OSHC-të lokale), veçanërisht në aspektin e shkathtësive të tyre organizative, operative dhe avokuese, të cilat do t’u mundësojnë të rrisin kontributin e tyre në vendimmarrjen dhe proceset e hartimit të politikave lokale dhe të qeverisjes qendrore. Për më tepër, pjesëmarrësit në projekt përfitojnë edhe nga qasja në një rrjet të gjerë të OSHC-ve partnere të partnerëve zbatues, të cilët me siguri do t’i shërbejnë në punën e tyre të ardhshme.