Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpall thirrje për propozime

Publikimi lokal për thirrje për propozime

Titulli i thirrjes: IPA Programi i Shoqërisë Civile dhe Media 2018 - 2019 për Kosovën - Qendra e burimore e shoqërisë civile faza II & Mbështetje për projekte inovative në fushën e mbrojtjes sociale

Referenca e publikimit: EuropeAid / 168894 / DD / ACT / XK

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë hap thirrjen për propozime për të forcuar demokracinë pjesëmarrëse duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile si kontribues aktiv në marrjen e vendimeve dhe promovimin e një mjedisi të përshtatshëm për shoqërinë civile me ndihmë financiare nga Programi IPA II.

Objektivat specifikë të thirrjes janë:

1. Të fuqizojë kapacitetet e OJQ-ve si partnerë kompetentë, transparentë dhe efikasë të demokracisë pjesëmarrëse, me qëllim dhënien e kontributit në avancimin e rrugëtimit European të Kosovës dhe promovimin e qytetarisë aktive the pjesëmarrjen nëpërmjet vullnetarizmit.

2. Të mbështesë kapacitetet e OJQ-ve kompetente në forcimin e reziliencës së sistemit të mbrotjes sociale nëpërmjet inovacionit dhe shërbimeve efiçiente për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve në koordinim të ngushtë me CSWs.

Udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për konsultim në faqen e mëposhtme të internetit:
https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome
https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 08 qershor 2020 në 12:00 CET.

 

Në këtë thirrje për propozime do të ketë dy seanca informuese, në datat në vijim:

- 12 maj 2020 në ora 14:00 - 16:00

- 15 maj 2020 në ora 14:00 - 16:00

 

Ju lutemi vini re se për shkak të rrethanave aktuale me shpërthimin e pandemisë COVID-19, seancat informuese do të mbahen përmes WebEx. Për të qenë në gjendje të bashkoheni në seancat e informacionit, duhet të ndiqni këto hapa:

 

Vegza për pjesëmarrësit: https://eeas.webex.com/meet/efincon/ - Pasi të klikoni, duhet të shkruani emrin dhe adresën tuaj të postës elektronike për t'u bashkuar në takim.

 

Ju lutemi vini re se në rast se doni të bashkoheni në këtë takim përmes telefonave celularë, duhet të instaloni aplikacionin WebEx në telefonat tuaj. Ndërsa në rast se do të bashkoheni nga kompjuteri nuk keni nevojë të shkarkoni aplikacionin, dhe gjithçka që duhet të bëni është të klikoni në vegzën e pjesëmarrësve: https://eeas.webex.com/meet/efincon/.

 

Ju lutemi vini re se numri maksimal i pjesëmarrësve për çdo seancë është i kufizuar në 35 pjesëmarrës.

 

Prandaj, me mirësi kërkojmë që numri maksimal i pjesëmarrësve nga secila organizatë të kufizohet në 2 persona, në mënyrë që të sigurojmë qasje në një gamë më të gjerë të aplikantëve të mundshëm.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*
*