THIRRJE PËR PROPOZIME – FAZA E KOALICIONEVE

 

THIRRJE PËR PROPOZIME

për

Përkrahje financiare për OSHC-të për implementim të projekteve me bazë në komunitet

Faza e Koalicioneve

 

UDHËZIME PËR APLIKUES 

(Kjo thirrje është e vlefshme vetëm për përfituesit e OSHC-ve të skemës së parë të përkrahjes financiare)

  

Afati për dorëzimin e aplikacioneve:

       16 Dhjetor 2019

 

 

Thirrja për propozime për grante bëhet në kuadër të  Projektit “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Objektivi i Përgjithshëm i kësaj Thirrje, është vazhdimi i fuqizimit të OSHC-ve lokale duke krijuar koalicione për adresimin e çështjeve me bazë lokale. Objektivi specifik i kësaj thirrje është krijimi i 4 koalicioneve së paku 3 anëtar në koalicion nga dymbëdhjetë (12) organizata që veç se janë përfituese të skemës. Përmes ofrimit të ndihmës direkte financiare dhe teknike, koalicionet do të kenë mundësi që në kuadër të fushave prioritare te intervenimit të avokojnë për të rritur pjesëmarrjen dhe ndikimin e qytetarëve në politikë dhe vendimmarrje në nivelin e qeverisjes lokale dhe qendrore.

 

Kjo skemë e granteve mbështet dhënien e granteve të vogla për të paktën 4 koalicione tematike ose gjeografike të OSHC-ve. Qëllimi kryesor i këtij granti është të mbulojë shpenzimet e kërkuara për secilin koalicion OShC për të zbatuar veprime më të gjera të avokimit, me qëllim të sigurimit të pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve dhe ndikimit në politikë dhe vendimmarrje në nivelin e qeverisjes lokale. Partnerët e projektit do të japin grante  koalicioneve të OSHC-ve me kusht që ato të jenë në gjendje të grumbullojnë (ngrisin fonde) 25% të kostove totale të projektit nga burimet lokale.

 

DISPOZITAT FINANCIARE

4 koalicione tematike ose gjeografike do të jenë përfitues të granteve për projekte me bazë në komunitet. Shuma e përkrahjes financiare është deri në 8500 € për koalicion.

Financimi do të mbulojë 75% të buxhetit total të projektit, ndërsa koalicionet janë përgjegjëse për sigurimin e bashkë-financimit me subjekte të tjera private apo donatorë 25%.

Autoriteti i Granteve rezervon të drejtën për të mos dhënë të gjithë shumën e alokuar, nëse propozimet e dorëzuara nuk plotësojnë kriteret e përzgjedhjes.

 

PROCESI I APLIKIMIT

Faza e aplikimit është e hapur nga data 15 nëntor 2019 – 16 dhjetor 2019.

Pakoja e aplikimit që përmban: 1. Formularin e aplikimit; 2. Formën buxhetore duhet dërguar me email tek cso@fiq-fci.org deri më 20 dhjetor 2019, ora 23:59.

Autoriteti i Granteve gjithashtu do të organizojë një (1) seancë informative, që do të mbahet më 20 Nëntor 2019, në Resource Center në FIQ nga ora 13:00.

Pyetjet në lidhje me përmbajtjen e Thirrje për Propozime, si dhe të gjitha aplikimet mund të hartohen dhe të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe apo angleze.Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, si dhe njoftimet tjera të rëndësishme për aplikuesit publikohen në faqet zyrtare të  Qendrës Burimore (www.rc-kosovo.org)  jo më vonë se 7 ditë para afatit (9 dhjetor 2019) për dorëzimin e formularit të aplikimit.

 

Për më shumë informata, mund të na kontaktoni në +383 38 610 677, ose me email tek: cso@fiq-fci.org

 

Pako e aplikimit

Udherrefyes - Koalicionet OSHC

Forme_aplikimi_4 

Forma_buxhetore_1

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*
*