“A healthy mind – A healthy life” project

Projekti “Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OSHC-ve në Kosovë” është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Resource Center synon që të ndikojë në zhvillimin organizativ të OJQ-ve lokale përmes shtyllave të cilat janë:

  • Skemës së ndarjes së granteve për 15 organizata lokale, të cilat kontribuojnë në shoqëri përmes fushëveprimeve të ndryshme,
  • Themelimit të Qendrës së Burimeve - Qendra e Burimeve u krijua për të shërbyer si burim primar i informatave për OSHC-të në Kosovë në lidhje me zhvillimet që janë relevante për sektorin e shoqërisë civile. Është gjithashtu burim i mundësive të gjëra për zhvillimin organizativ dhe ngritjen e kapaciteteve. Qendra e Burimeve është themeluar në hapësirat e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë.
  • Akademisë së Qëndrueshmërisë që siguron trajnim gjithëpërfshirës për ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile vendore.

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) është një ndër pesëmbëdhjetë (15) organizatave të cilat janë përfituese të skemës në fjalë. E themeluar në vitin 2009, QHPSM synon që të ngrisë vetëdijen mbi shëndetit dhe edukimit në Kosovë.  Projekti “A Healthy Mind - A Healthy Life” i kësaj organizate, i financuar nga Zyrja e BE-së dhe përkrahur nga FIQ dhe INDEP synon promovimin e shëndetit mendor dhe është i dizajnuar ekskluzivisht për fëmijët në klasën e gjashtë dhe të shtatë pasi literatura ka treguar se fëmijët 11-12 vjeç janë në periudhë kritike të zhvillimit, dhe ata kanë nevojë për një kujdes të veçantë për t'u zhvilluar në mënyrë normale. Ky projekt u zhvillua në shkollat e fshateve të rrethit të Prishtinës; në Llukar dhe Makovc.

Është e rëndësishme që fëmijët të kenë njohuri për rëndësinë e gjithë-përfshirjes. Përmes aktiviteteve të ndryshme u synua nxitja e zhvillimit të lojës ekipore të fëmijëve, nxerrjës së lidershipit dhe zhvillimin e komunikimit konstruktivë mes tyre. Kuptimi i gjithë-përfshirjes i bënë nxënësit të jenë më të hapur për diversitet dhe i përgaditë ata për një jetë më të mirë në komunitet. Temë tjetër shumë e rëndësishme e shpalosur tek fëmijët përmes këtij projekti ishte si të parandalohet fenomeni i ngacmimit në shkolla. Me ndihmën e aktiviteteve social-emocionale dhe krijuese u përcjellën mesazhe rreth kësaj teme tek nxënësit. Gjithashtu përmes diskutimeve në lidhje me këtë temë u arrit të dëgjohen dhe shqyrtohen shqetësimet e tyre si rrjedhojë e ngacmimeve. Me zhvillimin e teknologjisë ngacmimet kanë kaluar edhe në formë elektronike, ndryshe të quajtura si “Cyberbullying”. Gjeneratat e reja janë prehë më e lehtë e këtij fenomenit dhe në këtë projekt është shpjeguar si të parandalojmë atë dhe të ndihmojnë të tjerët të cilët janë të prekur nga ky fenomen. Duke ditur se në shkolla nuk japin informacione të nevojshme, një fokus të veçantë morri rëndësia e shëndetit mendor dhe rolin e tij në mirëqenien e përgjithshme. Mendje e shëndoshë, jetë e shëndoshë.

Përmes këtij projekti përvec që është arritur të shtjellohen tema kritike për të rinjë në shkolla, është krijuar edhe një atmosferë bashkëpunimi mes nxënesve nga etnicitete të ndryshme dhe stafit të shkollës.

Përfitues direkt të këtij projekti janë nxënësit e dy shkollave ku është implementuar. 40% e perfituesëve janë të moshës 12 vjeçare, 34.30% të moshës 11 vjeç, 22.90% janë 13 vjeç, 2.9% janë 14 vjeç. 57.1% e nxenesve pjesmarrës janë të gjinisë mashkullore dhe 42.9% janë të gjinës femrore.

 

Projekti “Nxitja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Organizativ të OSHC-ve në Kosovë” është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*
*